Erdogan “përplaset” me Putin: Kanali i Stambollit nis në fund të qershorit!

31/05/2021 14:08

Themelet e projektit gjigand të Kanalit të Stambollit do të hidhen në fund të qershorit, deklaroi Rexhep Tajip Erdogan.

Për presidentin turk, kanali do të shtojë akoma edhe më shumë rëndësinë strategjike dhe gjeografike të Stambollit. “Dy qytete do të ndërtohen në bregun e majtë dhe të djathtë të kanalit dhe gjashtë ura do të ngrihen mbi det. Disa njerëz janë bezdisur nga ky projekt, le të jenë. Ne do të ecim përpara”, u shpreh Erdogan.

Me Kanalin e Stambollit, qeveria turke synon një hapje artificiale të lundrimit mes Detit të Zi dhe atij Marmara për të zbutur trafikun e anijeve cisterne të naftës përmes Bosforit, një prej rrugëve detare më të ngarkuara në botë. Kanali 45 kilometra i gjatë do të krijohet në në perëndim të qendrës së qytetit, në anën europiane të metropolit 16 milionë banorësh dhe pretendohet të ketë një kapacitet prej 160 anijesh tranziti në ditë.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga radhët e opozitës, një pjesë e mirë e popullsisë së qytetit si dhe studiuesit e kritikojnë projektit. Argumentet më të rëndësishme kundër ndërtimit të kanalit janë shqetësimet për dëmet ndaj mjedisit.

Por, pakënaqësi ky plan shkakton dhe jashtë kufijve, duke sfiduar sidomos Moskën që druhet se ky kanal do t’i krijojë luftanijeve perëndimore një rrugë të re kalimi në rast konfliktesh. Trafiku përmes Bosforit drejtohet nga Konventa e Montreux vitit 1936, e cila rregullon detaje të tilla si sasitë e ngarkesave dhe llojet e anijeve të lejuara të kalojnë.

Në vend të kësaj, Turqia do të kishte autoritetin e vetëm mbi trafikun dhe ngarkesat që kalojnë përmes kësaj rruge, e do të ishte në gjendje të lejonte kalimin e anijeve luftarake nga Mesdheu në Detin e Zi, ç’ka do t’i vinte për shtat Washingtonit, që në rastin e një përplasjeje me Moskën mund ti çonte rehat luftanijet e tij në Detin e Zi, sigurisht duke i bërë Ankarasë lëshimet e kërkuara prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA