6 vepra në gjuhë të huaj/ Përkthehen në greqisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht
31/05/2021 19:54
Për këtë vit gjashtë vepra të reja do të kalojnë në procesin e përkthimit në gjuhë të tjera nëpërmjet fondit të përkthimit.
Juria pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e kryesuar nga Diana Kastrati në përbërje të së cilës ishin përkthyesi Ben Andoni dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, vlerësoi 6 prej tyre për t’u mbështetur këtë vit, si pjesë e Fondit të Përkthimit
Arjan Leka, “Hartë memece për të Mbyturit”, në Greqisht. Zija Çela, “Djalli Komik”, në Frëngjisht. Rudi Erebara, “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, në Spanjisht. Tom Kuka, “Gurët e Vetmisë”, në Italisht. Bashkim Shehu, “Udhëkryqi dhe Humnerat”, në Italisht. Natasha Lako, “Qiell Europe”, në Greqisht.
Top Channel