Kolegji Zgjedhor ka nisur sot me shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe e para është Gjirokastra.
Qarku Gjirokastër hap siparin e maratonës ku trupa e gjyqtarëve do të marrë në shqyrtim ankimimet e tre subjekteve PD- LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve.
Kandidati i pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani ka paraqitur para Kolegjit disa pretendime në bazë të të cilave, vullneti i qytetarëve është ndryshuar dhe shton se disponohen video ku shfaqen persona të cilët shënjojnë në fletat e votimit. Ai tha se një numërues nuk mund të vendosë se kush do jetë përfaqësuesi i popullit në parlament, ndaj zgjedhjet duhet të përsëriten, pasi nuk kanë qenë as të lira, as të ndershme sipas tij.
Sipas Merxhanit, vëzhguesit e Vetëvendosjes janë penguar për të kryer punën e tyre, kjo ka ndodhur në raste të përsëritura vazhdimisht.
Përfaqësuesi i PD ngriti para Kolegjit paraqiti shqetësimin sipas tij për votimin e emigrantëve që u ndaluan të vijnë si pasojë e pandemisë.
“Një mase të madhe iu është mohuar e drejta vetëm, 6 ditë pa zgjedhjeve për të afektuar qartësisht procesin.Dhe në këtë bashki kjo ka efekte te drejtëpërdrejta sidomos në bashkinë Dropull, që në masë më të madhe të popullsisë ka etni greke. Këtu më pak gjysma kanë votuar e atyre që ushtruan të drejtën e tyre në 2013.
Paraqitem mbi 20 prova dhe kërkuam prova të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore dhe refuzuan t’i ndajnë me ne, çka përbën implikim para zgjedhor që ndikoi pastaj në votën e qytetarëve. Kemi 30 ankesa për shkelje nga qeveria. Për shirje e njerëzve me rekorde kriminale, që ndikoi në votë, manipulimin e saj, shpërndarja e të mirave materiale gjithashtu një tjetër shkelje, përdorimi i administratës nga partia në pushte, këto janë dhe në raportin e ODIHR”, tha Ivi Kaso.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Eridjan Salianji, i cilësoi si prova të cunguara ato të siguruara nga Partia Demokratike.
Ai tha, se nuk mund të paraqesësh prova në Kolegj, të marra nga deklarata politike, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, e për këtë, ai kërkoi nga trupa e gjykatësve, të mos marrin parasysh provat e paraqitura nga PD.
Top Channel