SHBA: Do të vendosim sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Bjellorusisë

30/05/2021 02:44
Shtëpia e Bardhë në Washington DC

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se do të vendosin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj qeverisë së Bjellorusisë e cila uli me “forcë” avionin e pasagjerëve të kompanisë Ryanair dhe arrestoi një gazetar bjellorus.

Psaki nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se administrata e SHBA-së në mënyrë të koordinuar me aleatët e tjerë është përgatitur që të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë.

“Ulja e një avioni tregtar të Ryanair nga Bjellorusia derisa fluturonte mes dy vendeve të Bashkimit Evropian dhe arrestimi i gazetarit bjellorus Roman Pratasevich është fyerje e drejtpërdrejt e normave ndërkombëtare”, tha Psaki duke nënvizuar çështjen e sanksioneve.

Ajo bëri të ditur se në listën e sanksioneve janë rivendosur 9 kompani bjelloruse të cilat kishin pësuar më parë nga sanksionet e 3 qershorit. Psaki theksoi se bashkë me aleatët evropianë vazhdojnë përgatitjet e sanksioneve gjithëpërfshirëse që do të vendosin në objektiv qeverinë e Aleksander Lukashenkos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA