Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

30/05/2021 02:20

Numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 170 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 170.157.408 raste me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 34.022.657.

Pas SHBA-së radhiten India me 27.729.247, Brazili 16.392.657, Franca 5.646.897, Turqia 5.228.322, Rusia 5.044.459, Britania e Madhe 4.447.705, Italia 4.209.707, Argjentina 3.702.422, Gjermania 3.680.159, Spanja 3.668.658, Kolumbia 3.342.567, Irani 2.886.111, Polonia 2.870.595, Meksika 2.408.778, Ukraina 2.199.769, Peruja 1.947.555, Indonezia 1.803.361, Çekia 1.660.481, Afrika e Jugut 1.654.551, Holanda 1.641.318 dhe Kanadaja me 1.374.275 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3.538.083 persona ndërsa 151.996.303 janë shëruar duke mposhtur virusin. Aktualisht, në botë ka 14.623.022 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA