Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një person të shpallur fajtor për shitjen e CD- ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.
Burri, i quajtur Lee, u përshkrua si një “element anti-socialist”, nga prokurorët pasi u kap me videot. Familja e Lee u detyrua të qëndronte me rreth 500 spektatorë për të parë ish krye-inxhinierin në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Uonsan duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi me 12 trupa.
Pasi ai u ekzekutua, gruaja, djali dhe vajza e tij, u futën në një kamion ngarkese me dritare të izoluara për transport në një kamp të të burgosurve politikë. Fqinjët e tronditur duhej të “mbyllnin gojën dhe të qanin në heshtje”, kur pranë mënyrën se si po trajtohej familja e Lee.
Top Channel