Rritje e ndjeshme e fondeve për ndihma të huaja, diplomaci në projekt-buxhetin amerikan për 2022

29/05/2021 06:32

Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-buxhetin e tij për vitin fiskal 2022, me hollësi mbi shpenzimet dhe projektet që ai parashikon me një vlerë totale prej 6 trilionë dollarësh. Ky projekt-buxhet përfaqëson një rritje të ndjeshme në shpenzimet për ndihma ndërkombëtare, diplomaci dhe ndryshimet klimatike, ndërkohë që përfshin rritje modeste të shpenzimeve për mbrojtjen.

SHBA do të vazhdojë të ketë buxhetin më të madh ushtarak në botë me afro 715 miliardë dollarë për Pentagonin, në bazë të propozimit të Shtëpisë së Bardhë. Por kjo shumë përfaqëson vetëm 1.7% rritje krahasuar me buxhetin e vitit të fundit dhe u kritikua menjëherë nga republikanë të vijës së ashpër në Kongres të cilët e quajtën “totalisht të pamjaftueshëm”.

Lidhur me shumën masive të buxhetit të propozuar, Presidenti Biden shkruante se këto projekte paraqiten në frymën e premtimit të tij para Kongresit në prill se “Amerika është përsëri në lëvizje dhe se demokracia ka dëshmuar se ofron realizimin e premtimeve e ëndrrave për popullin amerikan. SHBA janë të pozicionuara për të fituar garën për shekullin e 21-të”.

Dokumenti me 1700 faqe me grafiika, tabela e tekste shoqëruese pasqyron prirjen e Presidentit Biden për të punuar me aleatët si dhe një largim të dukshëm nga administrata e mëparshme e Presidentit Trump, që nuk vlerësonte bashkëpunimin shumëpalësh në politikën e jashtme të Amerikës./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA