Korea e Veriut urdhëron zhdukjen e maceve dhe pëllumbave prej infeksioneve të Covid-19

29/05/2021 16:51

Kim Jong Un e ka shpallur Korenë e Veriut të çliruar nga koronavirusi me asnjë rast zyrtar që prej nisjes së pandemisë, por kjo duket se po vihet në dyshim pasi së fundmi ka urdhëruar zhdukjen e pëllumbave e maceve nga zonat kufitare prej frikës së infeksioneve, raporton e përditshmja ‘Daily NK’.

Autoritetet muajin e kaluar kanë marrë masa për eliminimin e maceve të rrugës si dhe të kafshëve që përpiqen të hyjnë në vend nga kufiri me Kinën.

E përditshmja shton se një familje u dënua me 20 ditë izolim për mbajtjen “ilegale” të një maceje, teksa kur autoritetet kishin ardhur për të kontrolluar, familjarët i kishin gënjyer duke u thënë se kishte ngordhur, por më vonë ishte pikasur prej tyre pranë gardhit. Autoritetet u vune ne dnjekje te kafshes se pafajshme dhe deri se fundmi nuk raportohej per kapjen e saj.

Autoritetet paranojake të krahinave Hyesan e Sinuiju kanë urdhëruar banorët të “kapin e të eliminojnë macet dhe pëllumbat” ne bashkepunim me autoritetet, si burime te mundshme te pandemise, sipas tyre per te “ruajtur vendin te paprekur nga infeksionet e botes dekadente kapitaliste” .

FOTO GALERI
1/5
Kim Jong Un ka urdhëruar zhdukjen e pëllumbave e maceve nga zonat kufitare prej frikës së infeksioneve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA