Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut ka urdhëruar ekzekutimin e një burri vetëm se ai shiste CD me këngë të Koresë së Jugut.
Pasi e ekzekutoi Lee, me urdhër të tij, Kim Jong Un kërkoi që të monitorohet edhe familja e tij të monitorohet në mënyrë që të mos e kryejnë përsëri këtë “krim shumë të rëndë”.
Lee u arrestua në Wonsan, Provinca Gangwon. Dyzet ditë pas arrestimit, ai u ekzekutua në shesh, në prani të 500 njerëzve, përfshirë familjen e tij.
Njeriu që u ekzekutua ishte një menaxher i prodhimit në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Wonsan. Ai u akuzua nga autoritetet lokale për veprimtari antisocialiste dhe tregti me video propagandistike të Koresë së Jugut. Padia e autoriteteve lokale ishte e mjaftueshme që Kim Jong Un të urdhërojë ekzekutimin e Lee.
Sipas aktakuzës, Lee u arrestua nga ekipi i kontrollit lokal, ndërsa shiste në mënyrë të paligjshme CD me filma dhe muzikë të Koresë së Jugut. Gruaja, vajza dhe djali i tij u detyruan të merrnin pjesë në ekzekutim, duke e bërë aktin edhe më të dhimbshëm.
Autoritetet e Koresë së Veriut thanë në një deklaratë se “ky ishte ekzekutimi i parë për veprim antisocialist në Provincën Gangwon, në përputhje me ligjet në fuqi. Reaksionarët nuk duhet të jetojnë pa frikë në shoqërinë tonë”, shtuan autoritetet e Koresë së Veriut në një deklaratë.
Top Channel