Mutacionet e ndryshme tashmë po bëhen një pjesë e zakonshme e bashkëjetesës me njerëzimin dhe varianti indian është më i fundit, i cili po shndërrohet në mutacionin dominant në Britani, Evropë dhe më gjerë.
Dyfishimi i shifrave brenda javësh edhe pse në numra mjaft të ulet, dhe dy dozat e vaksinave efektive janë tiparet mbizotëruese në këtë fazë të pandemisë.
Rritja e numrit të rasteve pritej, ndërkohë që Britania është duke hapur për ditë e më shumë. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Anglinë veriperëndimore dhe në zona me predominancë minoritetesh nga India dhe Bangladeshi. Por të dhënat nga Shëndeti Publik i Anglisë tregojnë se nga analiza e 5600 rasteve të variantit indian, 60 përqind e të prekurve kanë qenë të pavaksinuar dhe vetëm 3 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, ndërkohë që vetëm 43 pacientë janë shtruar në spitale deri më tani dhe nga 12 vetat që kanë vdekur nga Prilli ,8 ishin të pavaksinuar.
Një arsye kjo më shumë për të vazhduar më shumë me vaksinimin e popullsisë. Ndërkohë në një lajm po aq të mirë nga qyteti më i prekur ai i Bolltonit në veri të Mançesterit gjatë 3 ditëve të fundit, rastet janë sheshuar, madje edhe në Indi vendi nga ka origjinën ky variant sot është regjistruar niveli më i ulët i rritjes së rasteve me këtë variant.
Por nëse ky virus nuk shpërthen e përhapet në pjesë të tjera, të vendit, nëse spitalet nuk mbushen, siç nuk janë mbushur, e nëse varianti do rezultojë më pak i transmetueshëm sesa mendohet, muajt e ardhshëm dhe vera, do te jetë vera e lirisë nga covidi. Dhe kjo do konfirmohet vetëm brenda pak javësh.
Top Channel