Ministri gjerman Michael Roth ka folur pas takimit me kreun e opozitës në selinë blu duke thënë se për zgjedhjet e 25 prillit do të besojnë vlerësimet e ODIHR-it.
Ndër të tjera thotë se është dakord me Lulzim Bashën se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE.
Roth shtoi se opozita është e rëndësishme dhe në një sistem demokratik, nuk ka armiq por kundërshtarë politik, ndaj e cilëson parlamentin si vendin më të mirë për të debatuar. Sa i përket cështjes së negociatave, thotë se Komisioni Europian ka vlerësuar kushtet dhe shpreson që me 22 qershor të mbërrijë celja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Michael Roth: Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj zoti Basha dhe vetëkuptohet që një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm takim me përfaqësues të qeverisë, por edhe të opozitës dhe shoqërisë civile.
Natyrisht që të gjitha kritikat do të duhet të qartësoheshin dhe kjo duhet të bëhej përmes institucioneve. Ne i besojmë vlerësimeve të ODIHR-it, i cili na ka mbështetur vazhdimisht në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme dhe të hapura.
Unë jam plotësisht dakord me zotin Basha kur thotë që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet nga qeveria e një vendi, por edhe nga struktura të tilla sikundër parlamenti dhe opozita. Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet një ton konstruktiv dhe qasje në marrëdhënie mes qeverisë dhe opozitës.
Unë jam aktiv në politik prej 23 vitesh dhe 8 vite në qeveri, kam qenë edhe në opozitë dhe të dyja këto elemente janë të rëndësishme për një demokraci të gjallë. Në një sistem demokratik, nuk jemi armiq, por kundërshtarë politik dhe parlamenti është vendi i duhur për të cuar para debatet.
Sigurisht shkëmbimi me Bashën si drejtues i PD dhe i opozitës është tejet i rëndësishëm. Komisioni Europian në muajt e shkuar ka vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe Konferencës së parë.
Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, të cilit i është bashkuar qeveria federale dhe shpresoj që me 22 qershor të mbërrijë në celjen e negociatave të anëtarësimit. Falenderojmë në mënyrë shprehimore presidencën portugeze në këtë kontekst.
Tëe gjithë e dini që është një hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë një rrugë e gjatë, Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë. Celja e negociatave nuk do të thotë që të gjithë janë shkëputur dhe në këtë kontekst e konsideroj këtë mbështetje si një nder të madh për mua.
Top Channel