Basha flet pas takimit me ministrin Roth, zbulon kërkesën që i ka bërë për zgjedhjet e 25 prillit

28/05/2021 11:34

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takim me ministrin gjerman, Michael Roth duke thënë se i ka kërkuar që të denoncojë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i konsideron si “masakër zgjedhore”.

Pas takimit në selinë blu, Basha thotë se qeveria shkeli me këmbë reformën në drejtësi dhe atë të 5 qershorit, ndaj i ka kërkuar ministrit Roth që të reagojnë dhe denoncojnë zgjedhjet para se të jetë vonë për Shqipërinë. Sipas Bashës, vendi është mbushur me kriminelë dhe është zhytur në indekset e ulëta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Basha: Pata kënaqësinë të pres Michael Roth, të cilin e informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, për demokracinë, por edhe për të ecur para m,e procesin e integrimit europian të vendit. Për mua, për PD dhe opozitën nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se procesi i integrimit evropian. Ky është proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime siç e keni parë edhe nga konkluzionet e KE, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke nisur me konsensusin për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore të 5 qershorit. Për fat të keq, qeveria i shkeli me këmbë të dyja.

Ministrit Roth i kam kërkuar të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë për demokracinë dhe Shqipërinë për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të jetë e mbushur me kriminelë dhe e zhytur në indekset e ulëta të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania është mbështetëse në rrugën e integrimit evropian dhe dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë popullit gjerman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA