Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.5 milionë.
Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 3.501.259 viktima.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 605.208 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 452.224 viktima nga COVID-19, India me 311.421, Meksika 221.960, Britania 127.739, Italia 125.501, Rusia 119.600, Franca 108.879, Gjermania 88.161 dhe Kolumbia me 85.666 viktima.
Pas shfaqjes për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në të paktën 168.572.311, prej të cilëve mbi 150.118.596 persona të infektuar me virusin janë shëruar, ndërkohë që 14.952.456 të tjerë vazhdojnë trajtimin kundër pandemisë.
Top Channel