27/12 22:33
Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha kryeministrja e këtij vendi, Ana Brnabiç.
Ajo tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Brnabiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd priti gjysmë milioni doza të vaksinave kineze Sinopharm.
“Me pritjen e kontingjentit të vaksinave kineze, i cili arriti në aeroportin ‘Nikola Tesla’ këtë mëngjes, të gjitha vaksinat e dakorduara me Sinopharm mbërritën, që është 4,2 milionë doza, në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Brnabiç.
Top Channel