Kryeministri Edi Rama në konferencën me ministrin gjerman Roth tha se nga konflikti i krijuar mes opozitës dhe pozitës ajo që humbet është Shqipëria.

Rama tha se duhet kaluar faza e adoleshencës politike.

“Ajo që ne vendosim, është ajo çfarë bëjmë ne këtu. Ne duhet të bëjmë punën tonë, të përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më mirë. Një nga këto që duhet të bëjmë, është përpjekja për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Për t’u bërë më të mëdhenj, për ta kaluar fazën e adoleshencës politike.

Nuk duhet të presim të vijnë miqtë nga jashtë e të na thonë, silluni më mirë me njëri-tjetrin. Nuk po na kërkon njeri as të marrim armët, as të bëjmë sakrifica sublime.
Po i themi hapni konferencën e parë ndërqeveritare, se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e veta. Kur flasim anglisht, flasim si shqiptarë, jo si të majtë e të djathtë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka për këtë. Duhet të përpiqemi t’i bëjmë gjërat sa më mirë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA