Në Tiranë nuk përsëriten zgjedhjet/ Rrëzohet kërkesa e PD dhe Vetëvendosjes për rivotim në kryeqytet

27/05/2021 15:11

Asnjë surprizë edhe për qarkun e Tiranës. KAS nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Vetëvendosje përsëritje të zgjedhjeve.

Vendimi nuk surprizoi palët ankimuese që akuzuan anëtarët e KAS për vendime politike.

Në Tiranë demokratët akuzuan partinë në pushtet për një strukturë kriminale për blerjen e votës me çmim nga 100-deri 300 euro. Për të faktuar votimi ne dyfishtë si prove paraqiten edhe të dhënat e pajisjes PEI ku dyshohet se 51 persona kanë votuar 123 herë.

KAS rrëzoi PD edhe për Elbasanit nuk refuzuar marrjen e provave te reja. Demokratët akuzuan numrin dy të PS-së për blerje votash.

Maratonës ankimore ne KQZ-së po i vjen fundit e me sa duket partitë e mëdha e kanë humbur interesin duke ia lënë mbrojtjen juristëve të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA