Kuvendi i Shqipërisë ka nisur ditën e sotme me debat ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit, Kujtim Gjuzi.

Deputeti Gjuzi mori fjalën për procedurë dhe i tërhoqi vëmendje Kryetarit të Parlamentit se javën e shkuar nuk kishte kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Pjesë nga debati:

Gjuzi: Kryetar unë e di mire kushtetutën nuk kam ardhur kot këtu

Ruçi: Shijoje këtë muaj që muaj që të ka mbetur.

Gjuzi: Unë kryetar I një partia dhe jo asaj komuniste

Ruçi: Mos më bëj si cub

Sot u betuan dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.

Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA