Kërkohet regjistri i pedofilëve/ Përfaqësuesja e qeverisë në Kuvend: Mos përfitojnë lehtësi nga dënimet

27/05/2021 15:14

Pas sensibilizimit të opinionit për abuzimet me të miturit nisur nga përdhunimi një të miture në Mirditë detyrojnë qeverinë të ndërmarrë disa ndryshime ligjore.

Elisa Spiropali ministre me marrëdhëniet me parlamentit tha në seancën plenare të Kuvendit se duhen ndërhyrje urgjente në kodin e procedurës penale që përdhunuesit e të miturve të mos përftojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund t’i ulë masën e dënimit deri në 1/3 e kohës.

“Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, si ministre, do angazhohem personalisht dhe urgjentisht për rekomandimin e ndryshimeve të duhura përmes nismës ligjore “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Nisma në fjalë do ketë për qëllim: Parandalimin e ngacmimit, dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit seksual të çdo individi që jeton në Republikën e Shqipërisë; Caktimin e detyrave për autoritetet përgjegjëse dhe çdo institucion apo organizatë publike ose private që punon me dhe për fëmijët; Marrjen e masave për regjistrimin e të të gjithë të dënuarve me vendim gjykate të formës së prerë për krime seksuale; Rregullimin e lëvizjeve dhe veprimeve të të dënuarve për të kufizuar kontaktin fizik apo virtual të personave të regjistruar me viktima te mundshme të krimeve seksuale”.

Mungesa e gjatë në parlament e kryeministrit Edi Rama e ka zbehur debatin politik në kuvend megjithatë demokrati Myslim Murrizi, për të ilustruar shpalljen non grata nga SHBA të Sali Berishës dhe atë që do ta pasojë, e ilustrojë me një batutë nga filmi Njeriu me Top.

Në Kuvend u betuan edhe dy deputetet e reja Getiana Cakrani dhe Jetmira Rraboshta që zëvendësuan respektivisht deputetin e ndjerë Bashkim Fino dhe atë të dorëhequr Tom Doshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA