Një vloger nga New Delfi është ndaluar nga policia pas një akti mizor!
32-vjeçari lidhi qenin e tij pas disa balonave me helium dhe më pas e lëshoi atë në ajër ‘të fluturojë’, shkruan Metro UK.
Këto pamje, vlogeri Gaurav Sharma i ka shpërndarë në “Youtube”, teksa shihet kafsha e tij shtëpiake, i quajtur “Dollar”, duke “fluturuar në ajër” dhe më pas përplaset me një ballkon.
Edhe pse fshiu videon nga kanali i tij pas ankesave të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve, vlogeri, i cili numëron rreth 4.15 milionë abonentë në “Youtube”, u ndalua nga policia pasi akuzohet për mizori ndaj kafshëve.
Sharma postoi më vonë një tjetër video ku kërkon falje për aktin e tij, teksa shprehet: “Unë e pranoj gabimin tim, por kisha marrë të gjitha masat e sigurisë përpara se ta lëshoja atë në ajër. E dua qenin tim si të ishte fëmija im. Unë u ndikova duke parë disa video nga jashtë. Kërkoj fale për këtë dhe dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre që e shikojnë këtë video që të mos ndikohen nga veprimi im”.
Atul Thakur, Nënkomisari i Policisë në Delhi tha se Sharma është ndaluar pasi rrezikoi jetën e një kafshe teksa filmonte një video.
Ai shtoi: ‘Ai është arrestuar nën akuzat e mizorisë së kafshëve duke rrezikuar jetën e qenit për të regjistruar një video”.
Top Channel