Kryeministri Rama dhe ministri gjerman Roth të pyetur nga gazetari i Top Channel bënë një koment për vendet që mund të jenë ende skeptike përsa i përket procesit të zgjerimit në mbledhjen e ardhshme të ministrave të BE.
Roth tha se momentalisht ka vetëm një problem, por që nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me një konflikt bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Pandemia e bëri praninë e secilit prej nesh të nevojshme. Mund të na shkojnë gjërat mirë nëse dhe fqinjëve iu shkojnë gjërat mirë. Gjendja në Ballkanin Perëndimor nuk është njësoj në të gjitha vendet. Në Shqipëri dhe RMV klima është bërë më pozitive dhe në kontekstin e pandemisë. Kemi një perspektivë më miqësore drejtuar Ballkanit Perëndimor. Për momentin ka vetëm një problem që nuk ka të bëjë me Shqipërinë por me RMV dhe Bullgarinë. Prandaj isha atje ”, tha Roth.
Ndërsa kryeministri Rama mbështeti fjalën e ministrit Roth duke shtuar se pas zgjidhjes së këtij ngërçi mes dy vendeve do të shihet nëse ka ende skeptikë.
“A ka, a nuk ka vende skeptike nuk e dimë sot sepse ka dalë Bullgaria dhe nuk flasin të tjerë. Nëse zgjidhet ngërçi do të shohim nëse ka apo s’ka vende kritike”, tha Rama.
Top Channel