24/11 21:42
Një 37-vjeçar nga Kefalonia u shtrua, mëngjesin e ditës së sotme në spitalin e Përgjithshëm të Patras, pas disa shqetësimeve shëndetësore që shfaqi.
Mediat fqinje shkruajnë se 37-vjeçari, 10 ditë më parë kishte bërë vaksinën Johnson & Johnson, por është ende e paqartë nëse këto shqetësime janë efekte anësore të saj.
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i spitalit të Kefalonias, vend ku pacienti kishte qëndruar i shtruar para se të transferohej në Patra, në lidhje me shqetësimet e të riut duhet pritur mendimi i ekspertëve.
“Ne jemi duke pritur për mendimin e ekspertëve, për të parë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ne ende nuk e dimë nëse është një efekt anësor i vaksinës”, tha Christos Pavlatos.
Top Channel