U helmuan në një fabrikë ushqimi, 7 të vdekur në Kinë

26/05/2021 03:13

Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është shtrirë në spital për shkak të dyshimit nga helmimi me gaz në Kinë.

Incidenti ndodhi në një fabrikë për përpunimin e ushqimit në qytetin Yibin të hënën pasdite sipas kohës lokale.

“Manifestimet klinike të të vdekurve zbulojnë se ata mund të kenë vdekur nga helmimi me hidrogjen sulfur”, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times” duke cituar një mjek që trajtoi pacientët. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

“Fabrika e ushqimit aktualisht është e mbyllur. Policia, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende për sa kohë do të qëndrojë e mbyllur”, tha një nga punëtorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA