Vëzhguesit e qiellit në unazën e Paqësorit panë super hënën e përgjakur, shumë të rrallë, e kjo në një kohë me një eklips të jashtëzakonshëm hënor.
Eklipsi i parë total i hënës në dy vjet ndodhi në të njëjtën kohë në të cilën hëna ishte në pikën më të afërt me tokën në atë që astronomët thonë se është një spektakël që mund të shihet një herë në një dekadë.
Nga Australia deri në pjesën qendrore të SHBA pa hëna gjigante, e shndritshme dhe ngjyrë portokalli.
Hëna u errësua dhe u be më pas e kuqe, si rezultat i rrezeve të diellit që thyhen mbi kurorën e tokës dhe reflektohen në sipërfaqen e hënës, duke e ngjyrosur satelitin e vetëm të tokës në një ngjyrë si ajo e perëndimit të diellit…
Ndryshe nga eklipsi diellor, fenomeni ishte dukshëm me sy të lirë. Ky eklips ishte ndryshëm sepse ndodhi gjatë super hënës, kur kjo e fundit është në një distancë prej rreth 360 mijë kilometrash larg nga toka. Kjo bëri që ajo të shfaqet 30 për qind më e shndritshme dhe 14 për qind më e madhe se zakonisht.
Top Channel