Në prill e hodhi në gjyq/ Avokati i BE: ‘AstraZeneca’ as nuk u përpoq të respektojë kontratën për vaksinat!

26/05/2021 12:31

Një përfaqësues ligjor i Bashkimit Evropian kritikoi ashpër ‘AstraZeneca-n’, ditën e sotme, duke e akuzuar atë se nuk po përpiqet të respektojë kontratën me BE për furnizimin e vaksinave kundër koronavirusit dhe se nuk ka paralajmëruar në kohë për ndërprerjet e mëdha në shpërndarjen e dozave.

Që në prill Brukseli ka paditur industrinë farmaceutike anglo-suedeze, pasi kompania ‘AstraZeneca’ tha se do të jepte vetëm 100 milionë doza të vaksinës së saj deri në fund të qershorit, në vend të 300 milionë dozave të nënshkruara në kontratë.

BE insiston në shpërndarjen e të paktën 120 milion vaksinave deri në fund të qershorit. “AstraZeneca as nuk u përpoq të respektojë kontratën”, tha avokati i BE, Rafael Jaferali, gjatë seancës së parë për çështjen në gjykatë, raportojnë mediet e huaja. 

‘AstraZeneca’ ka theksuar vazhdimisht se kontrata nuk ishte e detyrueshme dhe angazhimi i saj i vetëm ishte të bënte më të mirën për të shpërndarë vaksinat. Jaferali tha se kompania nuk e respektoi as këtë parim, pasi nuk dorëzoi 50 milion vaksinat, që prodhoi në njësitë e saj, që janë të shënuara në kontratë si furnizues të BE-së.

Po ashtu ai e vuri theksin tek vonesa në informimin të Brukselit për ndërprerjen e dërgesave të vaksinave në fund të janarit, ndërsa shtoi se BE e kishte vërejtur problemin e prodhimit që nga dhjetori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA