Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç

26/05/2021 20:52

Belgjika pezulloi vaksinim e qytetarëve me “Johnson&Johnson” për personat nën 41 vjeç sepse një grua ndërroi jetë pasi mori vaksinën.

“Konferenca Ndërministrore ka vendosur të pezullojë përkohësisht vaksinimin për qytetarët nën moshën 41 vjeç derisa të arrijë një analizë më e detajuar e përfitimeve dhe rreziqeve të EMA, Agjencia Evropiane e Barnave”, thanë autoritetet e shëndetit publik në një deklaratë.

Një grua nën moshën 40 vjeç ndërroi jetë më 21 maj. Ajo më parë ishte shtruar në spital për një rast të rëndë të trombozës dhe mungesës së trombociteve, thuhej në deklaratë.

Ajo u vaksinua përmes punëdhënësit të saj dhe jashtë fushatës zyrtare belge të vaksinimit, raporton reuters.

Deri më tani, 40 mijë doza Johnson&Johnson kanë mbërritur në Belgjikë dhe 80% e dozave janë injektuar mbi moshën 45 vjeç, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA