Në Afrikë numri i rasteve me COVID-19 ka kaluar shifrën 4.8 milionë.
Numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.819.606, teksa numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.346.183, ndërsa numri i viktimave në 129.317.
Shifra më e lartë e rasteve me COVID-19 në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, ndjekur nga vendet Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve lidhur me virusin është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe Tunizi.
Sipas të dhënave në Ourworldindata.org, në kontinentin afrikan me një popullsi prej rreth 1.3 miliard banorësh, deri më sot kundër virusit janë administruar rreth 28.2 milion doza të vaksinave.
Top Channel