Zgjedhjet në Tiranë/ Përfaqësuesi i PD kërkon pavlefshmërinë: Individë pranë PS kanë dhënë para e për të blerë vota

25/05/2021 10:36

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu deklaroi se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota. Ai ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirëfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësuar në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin.

Po ashtu në ankimim ne kemi parashtruar të gjitha veprat penale që kanë qenë të përfshirë Filip dhe Nik Gjeloshi, që ishin të angazhuar në blerje votash për Tom Doshin.

Kemi pasur mundësi të parashtrojmë raste të shumta se si investimet publike dhe procesi i rindërtimit u përdor nga PD për zgjedhje, Kjo shkelje është përsëritur 120 herë që ne kemi pasur mundësi ta denoncojmë. Denoncuam raste se si në njësi të ndryshme të Tiranës janë shtruar rrugë pa kryer asnjë procedurë tenderimi apo Prokurimi.

Këto shtroheshin për të marrë mbështetje nga qytetarë të këtyre rrugëve. Në SPAK kemi denoncuar edhe Veliajn, Florian Pullazin për veprat penale korrupsioni pasiv dhe aktiv në zgjedhje, me qëllim maksimalizimin e votave në favor të PS”, deklaroi ndër të tjera Logu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA