Një tjetër skandal që ka lënë shenjë gjatë qeverisjes së Sali Berishës si kryeministër është ai që lidhet me naftën Virxhin. Në vitet 2007-2009 sasi kolosale nafte të papërpunuar janë hedhur në treg duke sjellë pasoja te mjetet e qytetarëve.

“Ndërtuan në Shqipëri një skemë të frikshme ku nafta që merrej nga Ballshi stimulohej sikur po shkonte për përpunim jashtë shtetit ndërkohë ajo hidhej e gjitha në tregun shqiptar si naft e pastër. Nuk u hetua në thellsi sepse një aktivitet i përmasave të tilla nuk mund të bëhej dotë pa pasur përkrahje nga zyrtarët e qeverisë Berisha”u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit.

Pas Porto Romanos, emri i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit del edhe në projektin e Jugut për “menaxhimin e integruar dhe pastrimin e bregdetit”. Ai ishte koordinator i projektit të financuar nga Banka Botërore me vlerë 39 milionë dollarë. Deri këtu gjithçka dukej në rregull. Por, problemi ishte në shembjen e dhjetëra shtëpive të banorëve vendas të cilët u nxorrën në rrugë pa u pritur vendimet e gjykatave.

Banka Botërore ishte mashtruar aso kohe duke pranuar financimin e projektit pasi i ishte premtuar se godinat do shembeshin me dakordësinë e fshatarëve. Çështja u bë më e qartë nga kabllogramet e zbuluara nga Uikileaks ku theksohej se prishja e ndërtimeve bazohej në një kërkesë me shkrim të Jamarbër Malltezit adresuar shefit të policisë ndërtimore.

“Ai studim synonte vetëm të hidhte themelet për ta pastruar zonën nga ndërtimet e paligjshme aty, pastaj investimet e tjera do bëhehsin më vonë nga kompani që ende nuk ishin përcaktuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA