Një ‘kartel droge’ i përbërë nga dy grupe kriminale, i cili përfshinte sicilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u shkatërrua nga Policia e Financave e Catania-s që dha urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave.
Ata akuzohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës. Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë.
Operacioni i koduar ‘Cocorito’ po kryhet nga mbi 100 efektivë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico), shkruajnë mediat italiane.
Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, ‘karteli i drogës’ që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge.
Top Channel