Bashkimi Europian ra dakord që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendesh nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.
Udhëheqësit e BE-së e kanë denoncuar “rrëmbimin” e avionit Ryanair që po fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.
Një videoklip i shkurtër i gazetarit Protasevich, që kishte drejtuar një aplikacion popullor mesazhesh që luajti një rol qendror në ndihmën në organizimin e protestave masive kundër Lukashenkos, u shfaq në televizionin shtetëror Bjellorus të hënën në mbrëmje, një ditë pasi ai nxorr nga avioni i kompanisë Ryanair.
Protasevich tha se ai ishte me shëndet të kënaqshëm dhe tha se trajtimi i tij në paraburgim ishte “maksimalisht korrekt dhe në bazë të ligjit”. Në një reagim të shpejtë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së u kërkuan gjithashtu të gjithë agjencive ajrore me bazë në BE të shmangin fluturimin mbi Bjellorusi, ranë dakord të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të dielën dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për ngjarjen që ata e shohin si një veprim të pashembullt dhe që disa thanë se ishte terrorizëm shtetëror ose pirateri.
Agjencitë Lufthansa e Gjermanisë dhe KLM e Hollandës i kanë ndaluar fluturimet mbi Bjellorusi. Ursula von der leyen sakaq deklaroi se paketa e ndihmës e BE-së prej 3 miliardë eurosh për Bjellorusinë do të ngrijë deri sa vendi të bëhet demokratik.
Top Channel