Punëtorët sezonalë drejt Greqisë/ Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 222 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 182 prej tyre
25/05/2021 12:17
Prej mëngjesit qindra punëtorët sezonalë i janë drejtuar PKK pas vendimit të autoriteteve greke për të lejuar këtë kategori personash që të kalojnë përmes kësaj pike kufitare.
Ata, pasi kanë plotësuar formularin PLF, do ti nënshtrohen edhe testit të shpejtë në kufirin grek, ndërsa do të vazhdojnë më tej udhëtimin por vetëm 400 persona në ditë do të mund të kalojnë.
Për qindra shqiptarë puna sezonale në vendin fqinjë mbetet e vetmja mundësi jetese. Ata prej vitesh punojnë në bujqësi në sezone të ndryshme, ndërsa si pasojë e pandemisë mbyllja e kufirit i ka kushtëzuar së tepërmi.
Prej së shtunës, në drejtim të Greqisë ka kaluar 200 punëtorë sezonalë, ndërsa kjo shifër pritet të rritet dita ditës.
Top Channel