
“Shkrumbohet” Greqia, digjen disa banesa! Autoritetet sytë nga BE-ja, kërkojnë përforcime për të shpëtuar nga flakët
26/07 23:00
William Shakespeare, person i dytë në botë që mori vaksinën kundër koronavirusit, ndërroi jetë në spital në moshën 81-vjeçare.
Sipas BBC, Shekspiri e mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry, më 8 dhjetor të vitit 2020.
Ai vdiq nga një sëmundje që nuk ka të bëjë me koronavirusin.
Fotoja e tij u shfaq në të gjitha mediat në fillim të dhjetorit, kur pas Margaret Keenan (91), e para në radhë në botë mori vaksinën “Pfizer”.
Shakespeare dikur ka punuar për Rolls Royce dhe ishte aktiv në komunitetin lokal.
Top Channel