Jeton Krasniqi u shpall fajtor për vrasjen e Grineon Dakës dhe masa e dënimit me burg do jepet në ditët në vijim.
Krasniqi, hyri i armatosur në një sallon në Londër dhe vrau berberin. Shkak dyshohet se u bë një vajzë, me të cilin i ndjeri kishte romancë.
27-vjeçari, Jeton Krasniqi, i lindur në Kosovë, qëlloi të paktën katër herë Grineo Dakën, rreth orës 3 të mëngjesit, në 7 korrik 2019.
Daka, po ashtu 27-vjeç, punonte në “Celebrity Barbers në Manor Park”. Edhe shoku i tij 21-vjeçar u qëllua në këmbë përpara se sulmuesi të largohej.
Arma ishte kontrabanduar nga bashkatdhetari i Krasniqit, Liridon Saliuka, 29 vjeç, duke përdorur dy qese plastike dhe kjo u vërtetua më vonë nga ekspertiza.
Pas një gjykimi në Old Bailey i cili përfundoi të martën, Krasniqi u dënua për vrasje dhe plagosje me dashje.
Nga dëshmitë e marra, kuptohet se autori kishte shkuar me qëllim të qartë në vendgjarje dhe krimi ishte i paramenduar: “Ai ishte siguruar që shoku të kishte armë zjarri me vete. Ishte verë dhe ai kishte veshur dorashka, për të mos lënë shenja gishtash. Rreth 50 veta ishin atë natë në klub, ishte fat që nuk u plagosën të tjerë”.
Por, mesa duket, nuk u tregua aq i zoti dhe hetimet e nxorën fajtor.
Top Channel