Gjykata penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit, sanitaren e Senatoriumit për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.
Alldervishi u arrestua pas një denoncimi nga vajza e një pacienteje të infektuar me covid se kishte marrë një shumë prej 8 milion lekësh për tu përkujdesur për të.
Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi sepse ajo e la edhe pa ngrënë. Ajo u la në burg pas mbajtjes së seancës gjyqësore. Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në këtë kohë të vështirë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë botën.
Top Channel