Vetëvendosja ka dorëzuar padinë në Kolegjin Zgjedhor, pas rrëzimit të kërkesës nga KAS.
Sipas tyre, seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00.
Ata theksojnë se përpjekjet për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë.
“Dorëzohet padia ndaj vendimit të KAS, në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër. Dje, ditën e hënë më 24 maj 2021, Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS. Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë”, shkruan Vetëvendosja.
KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së kandidatit të pavarur, Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në lidhje me një sërë fletësh votimi.
Top Channel