Një subjekt është gjobitur në nga policia rrugore sepse kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës Berat – Skrapar me disa paleta guri.
Veprimi është në kundërshtim të Kodit Rrugor, ndaj Polica Rrugore e Beratit e ka ndëshkuar me masë administrative subjektin në pronësi të Dritan Bejkos, për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë.
“Dritan Bejko depoziton inerte (baleta guri dekorativ), të cilat përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës duke penguar sinjalistikën rrugore”, thuhet në gjobën e vendosur nga policia.
Policia e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit.
Top Channel