Pas LSI-së, edhe PD ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastër.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KAS, Marash Logu shprehet se do të jetë betejë me çdo mjet për zgjedhjet e lira.
Ai thekson se detyra e tyre para shqiptarëve është të vazhdojnë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan ai.
Kujtojmë se në datën 19 maj, KAS vendosi të rrëzojë ankesat e PD, LSI për pavlefshmëri votash në qarkun e Gjirokastrës, pas një jave mbledhjesh të vazhdueshme. Pas diskutimit në Dhomën e Këshillimit, KAS vendosi me shumicë votash, ndërsa kundër ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.
Po pas rrëzimit të ankesave të PD dhe LSI për pavlefshmëri të votave në qarkun Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit, përfaqësuesit e dy forcave politike në KQZ ngritën akuza se është vendimmarrje politike, ndërsa paralajmëruan se do ta dërgonin çështjen në Kolegjin Zgjedhor.
Top Channel