Tre personat e arrestuar që po tentonin të trafikonin 577 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë dhe u kapën në Karaburun janë identifikuar si Mandi Begaj, 43 vjeç Engjellush Mukaj, 34 vjeç, Herman Mucaj, 27 vjeç.
Ata u ndoqën për disa orë nga deti dhe nga toka, por nuk ia dolën t’i shpëtonin prangave të policisë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni i koduar “Karaburuni” u finalizua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.
Top Channel