Ka rifilluar normalisht procesi i vaksinimit me dozat e dyta të Coronavac këtë të hënë, pas një ngadalësimi për një javë, për shkak të mungesës së vaksinës kineze.
Këtë të hënë ka pasur radhë pasi ende qytetarët nuk kanë mësuar se ka mbërritur vaksina. Një pjesë e tyre vinin për të pyetur e më pas kanë marrë edhe dozën e dytë.
Nga 60 mijë doza të vaksinës Coronavac që mbërritën të dielën, Tirana ka marrë 15 mijë dhe pjesa tjetër është shpërndarë nëpër rrethe. Por, kjo sasi po përdoret vetëm për dozat e dyta, ndërkohë që ata që po marrin dozën e parë u bëhet AstraZeneca. Por, ka nga ata të cilët nuk e duan vaksinën britanike.
Në çadrën në sheshin “Skëndërbej” janë të ndarë personat që janë për dozën e parë të vaksinës dhe ata për dozën e dytë.
Këtë të hënë pritet të mbërrijnë 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, por kjo vaksinë bëhet vetëm tek personat me disa diagnoza, e rekomanduar nga mjeku i familjes.
Top Channel