Kriza e Tajvanit, Kina nxjerr raketat balistike: Të parën do të godasim Australinë!

24/05/2021 14:04

“Ushtria australiane është e dobët, e papërfillshme dhe do të jetë e para që do të goditet në rastin e çdo konflikti të mundshëm për Tajvanin”, paralajmëruan mediat shtetërore kineze.

Mesazhi nga organi i preferuar i propagandës i Partisë Komuniste, Global Times, erdhi në kohën kur forcat detare të Australisë sapo përfunduan stërvitjen e zhvilluar me SHBA-në, Francën dhe Japoninë në detin e Kinës Jugore. këto ishin të parat manovra të kësaj natyre mes katër shteteve.

Stërvitja u quajt “Zhan Dark 21”. Gjatë saj u praktikuan veç të tjerash sulme me mjete amfibe dhe mbrojtja antiajrore, në një lëvizje që nxehu keq Pekinin.  “Australia të mos mendojë se do t`i fshihet dot Kinës nëse e provokon. E kemi në rrezen e raketave tona balistike DF-26. Po guxoi të ndërhyjë në ndonjë konflikt ushtarak në ngushticën e Tajvanit, do të jetë e para që do të goditet”, paralajmëron gazeta kineze.

Kina është vendosur në kurs përplasjeje me Australinë që vitin e kaluar, kur i vuri një bllokade tregtare me vlerë 20 miliardë dollarë eksporteve australiane pasi autoritetet atje kërkuan një hetim ndërkombëtar mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, të shfaqur në Wuhan në 2019-tën. tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur figura si ministri australian i mbrojtjes Peter Dutton, ish kreu i kësaj ministrie Christopher Pyne dhe ministri i brendshëm Michael Pezzullo, deklaruan se në rajon po “bien daullet e luftës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA