Iu vu lëndë plasëse në banesë/ Drejtuesi i PD në Shijak: Jetojmë 12 persona dhe jemi shumë të trembur!

24/05/2021 14:03

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Shijakut, Ilgner Vora mbrëmjen e kaluar.

Mes të shoqëruarve në Komisariat janë edhe 3 të mitur për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjen, pasi nuk përjashtohet dhe pista e ndonjë konflikti mes adoleshentësh në të cilin mund të jetë përfshirë vëllai 16-vjeçar i Ilgnerit.

Por në një prononcim për mediet, Vora hedh poshtë këtë pistë duke thënë se nuk e beson dhe se janë në pritje të përgjigjes së policisë.

Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme apo konflikte me askënd, ndërsa shton se të gjithë pjesëtarët e familjes janë shumë të trembur.

Vora: Rreth orës 21:50 ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur në derën e banesës ku jetojmë. Nuk dimë asnjë pistë ku policia e Durrësit dhe Shijakut po heton.

Për pjesën e politikës gjatë tre viteve jam kryetar i qytetit të Shijakut për PD-në.

Nuk besoj te kjo pista e fëmijëve, por presim përgjigjen e Policisë së Shtetit. Vëllai im është vetëm 16 vjeç dhe unë kam vite që jetoj në Shijak dhe s’kemi pasur konflikte me askënd, përveç denoncimeve tona politike.

Ne jemi një familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një apartament, bashkë me vëllain e madh dhe me të gjithë fëmijët e vegjël. Të trembur jemi shumë. Kjo është gjithçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA