Një person duket se nuk është aspak me vendimin e Kryesisë për të skualifikuar Ibsen Elezin nga gara për të kandiduar për kreun e PD.
Elezi u penalizua nga Kryesia për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë.
Protestuesi i heshtur ka dalë rrugëve të Tiranës me një pankartë në dorë, në të cilën shkruhet: “Pse e skualifikuat Ibsen Elezin o komunistë “antikomunistë”?!”
Lulzim Basha, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara do ketë përballë 3 rivalë. Anëtarin e Kryesisë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhin pjesë e grupimit për PD si dhe deputetin e Agron Shehaj surprizë e këtyre zgjedhjeve.
Përballje publike do të mungojnë mes kandidatëve edhe në këto zgjedhje. Fushata e 4 kandidatëve do zgjatë 3 javë dhe do jetë e ndarë, por zyra e shtypit e selisë blu ngarkohet për pasqyrimin e aktiviteteve në media. Udhëzimi për zgjedhjet brenda PD i jep të drejtën kandidatëve të kenë vëzhguesit e tyre në Komisionin Zgjedhor si dhe përfaqësues në çdo dege.
Lista e plotë anëtarësisë e parashikohet të miratohet 5 ditë para zgjedhjeve të 13 qershorit ndërkohë nga kjo e hënë nis zyrtarisht fushata.
Top Channel