Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edit Harxhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se kreu historik i PD-së, Sali Berisha ka përgjegjësi për gjendjen aktuale të PD-së.

Sipas saj, Berisha duhej të nxiste Bashën që të jepte dorëheqjen dhe jo ta mbështeste.

“Nuk ka një ndarje të qëndrimit tim të asaj që kërkoj të bej dhe qëndrimit tim sa i përket çështjes aktuale të sekretarit të shtetit disa ditë më parë. Berisha ka një përgjegjësi për gjendjen aktuale të PD, nëse i japim këto atribute ai është po aq përgjegjës se ka qenë, jo vetëm do të duhej të bënte më shumë për të nxitur kryetarit apo për t’i kërkuar dorëheqjen kryetarit të PD-së. Basha është mbështetur nga zoti Berisha, edhe pse Berisha është munduar të mos angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë por është kuptuar. Jam një nga njerëzit që i kam kërkuar për dorëheqjen e Bashës”, tha Harxhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA