Ish-kryeministri, Sali Berisha, u shpall “non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të përfshirjes në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale”.
Pedagogu i shkencave politike, Fitim Zekthi e konsideron të gabuar këtë vendim të DASH. Sipas tij, është momenti i gabuar dhe shumë i vonuar.
“Po të jetë se Berisha ishte i korruptuar si kryeministër, pse pas 8 viteve? Nuk është Berisha kryefjala e korrupsionit sot, sidomos këto 8 vite.
Pse nuk ka një ‘non grata’ për Tahirin, që është akuzuar për drogë, pse nuk ka për Ramën, pse nuk ka për Gjiknurin që thotë keni bërë tërmet”, thotë Zekthi në emisionin “Open”.
Për Zekthin, shpallja i padëshiruar nga SHBA për Berishën dhe familjen e tij, politike.
“Vendim komplet i padrejtë. Komplet i gabuar, në këtë periudhë, vendim politik, se për çfarë arsye e dinë ata. Fakti që kanë fuqinë, nuk do të thotë të bëjnë çfarë të duan. Unë jam me të drejtën, jo me fuqinë. E drejta është në radhë të parë respektimi i dinjitetit të tjetrit”.
Top Channel