I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë Një tjetër aksident në minierë është shënuar sot në Bulqizë, në një nga minierat private në Zonën D. Si pasojë një minator ka mbetur i plagosur rëndë.
Top Channel mëson se minatori i plagosur është Valter Duriçi, 36 vjeç dhe ka pësuar dëmtime në kraharor e tek qafa.
Ai është duke u transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
“Me datë 24.05.2021, rreth orës 12.00, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi V. D., i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, njofton policia.
Top Channel