26/12 22:29
Në Afrikë numri i rasteve me koronavirus shkoi mbi 4 milionë e 800 mijë.
Sipas faqes së internetit kur azhurnohen të dhënat e COVID-19 “Worldometers” njoftohet se numri i viktimave nga ky virus u rrit në 128.744.
Ndërsa numri i rasteve shkoi në 4.800.015 dhe numri i të shëruarve shkoi në 4.324.990.
Në kontinent numri më i madh i rasteve me COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.
Ndërkohë, numri më i madh i viktimave nga ky virus u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.
Në Afrikë me një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorë deri më tani janë administruar 24,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Top Channel