Analisti Genc Burimi në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se mundësia që ish-kryeminisitri Sali Berisha të kërkojë azil politik në Francë është thjesht hipotezë.
Ai theksoi se është rast i veçantë, pasi janë dy shtetas të huaj që konfrontohen në Francë.
Sipas tij, nëse Berisha i druhet ndonjë reprezalje në Shqipëri, avokati kërkon azil politik.
“Ende nuk është caktuar. Është rast i veçantë, janë dy shtetas të huaj, që konfrontohen në Francë. Afati ligjor është bërë shumë i shkurtër, që të mos bëhen abuzime. Ka humbje në imazhin e Berishës. Nëse deklarata është bërë rreth 15 majit, duhet që maksimumi deri në 15 gusht hetimi të ketë përfunduar, jo vetëm që të bëhet padia. E vetmja mënyrë, është që të kërkohet gjykim i menjëhershëm, jo hetim. Avokati mund të shkojë deri aty, sa të thotë se SHBA është në konfllikt interesi. Provat ia çonin drejtësisë shqiptare. SHBA e ka vërtet inat Berishën. Nëse Berisha i druhet ndonjë reprezalje në Shqipëri, avokati kërkon azil politik”, tha analisti Burimi.
Top Channel