Zgjedhjet në PD/ Kush janë 9 demokratët që kanë dorëzuar kandidaturën për t’i marrë ‘fronin’ Bashës

23/05/2021 18:33

Ka nisur, pak më parë, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku do të miratohen kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë.

Zgjedhjet do të zhvillohen me 13 qershor.

Kandidatët që kanë dorëzuar formularin e kandidimit në Komisionin e Zgjedhjeve të PD janë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Mësohet se në këto momente emrat e mësipërm po shqyrtohen në mbledhjen e Kryesisë, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Gjithashtu konfirmohet se në mbledhje mungon kryedemokrati, Lulzim Basha për të shmangur konfliktin e interesit, ndërsa ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të drejtuar mbledhjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA