Policia ka zgjidhur misterin e asaj që më herët u raportua si vrasje në Elbasan dhe tashmë çështja ka marrë një tjetër udhë, pas ekspertizave mjeko ligjore të kryera.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Top Channel se viktima, i identifikuar si Ramadan Kupi, 67-vjeç, ka kryer vetëvrasje.

Ai jetonte i vetëm në banesë, ndërsa grupi hetimor brenda ka gjetur një njollë të madhe gjaku, dhe ilaçe tek koka e krevatit.

Ramadan Kupi ka qenë i divorcuar dhe kishte dy goca. Po ashtu, banorët shtojnë se ish familjarët e tij kishin vite që nuk e vizitonin.

Dyshohet se pasi ka prerë damarët viktima është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku dhe ai banonte.

Raportohet  se viktima të ketë qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe sipas ekspertizës mjeko ligjore mësohet se plagët në kokë i ka marrë për shkak të goditjes gjatë rrëzimit.

Po ashtu, nga ekspertiza e kryer është konstatuar që ka pasur shtyllën kurrizore të thyer dhe kocka të tjera në trup.

Trupi i pajetë i të moshuarit u gjend nga një patrullë policie mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:45, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit dhe e banesës rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA