Yuri Kim pozon me gjeneralen: Gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj

23/05/2021 09:47

Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka ndjekur nga afër stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare, të cilët po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë “Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.

Së fundmi, Ambasadorja Yuri Kim ka pozuar krahë gjenerales amerikane Wanda Williams, gruaja e parë në Ushtrinë Amerikan që mban postin e saj.

Gjeneralja Williams i ka dhuruar ambasadores Kim një monedhë të komandës së saj, gjatë vizitës së ambasadores në zonën e stërvitjes së Bizës.

Postimi i plotë i Ambasadës:

“| Foto e ditës | Ambasadorja Yuri Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams, Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës, e cila është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj. Gjenerale Brigadierja Williams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitjes më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. #KrahPerKrah”.

Kujtojmë se, Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah tek “Nënë Tereza” mund t’i shihni të gjithë nga afër ditën e sotme, duke nisur nga ora 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA